Loading…

Latifi troç: Që rebelimi i dhunshëm është në të mirë të Shqipërisë mendojnë vetëm budallenjtë e radikalizmit të majtë

  • 16/10/2026 | 20:06

Latifi troç: Që rebelimi i dhunshëm është në të mirë të Shqipërisë mendojnë vetëm budallenjtë e radikalizmit të majtë

Profesori Blerim Latifi trazirat disa ditore në Tiranë i pa edhe nga pikëpamja përtej Shqipërisë me ndikim në baraspeshën politike në rajon e në benefit dhe dëm të shqiptarëve varësisht se si rezulton situata, transmeton Gazeta Metro.


Ai shkruan të premten se motivi i një rebelimi të tillë nuk mund të përjashtohet të jetë shtyrë që të mos ketë përparim të Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve si komb.

“Hyrja e Shqipërisë në BE para Serbisë dhe Maqedonisë i ndryshon komplet ekuilibrat e fuqisë në Ballkan, dhe atë për herë të parë në favor të shqiptarëve. Prandaj duan ta ndalin Shqipërinë. Dhe ka vetëm një rrugë për t’ia arritur këtij qëllimi: përsëritja e ’97-s, rënia e shtetit. Prandaj bandat me maska po sulmojnë institucionet për t’i djegur ato. Prandaj në rrjetet e tyre sociale kanë filluar të bëjnë thirrje edhe për akte terroriste.”

Ai thekson se ata që janë nxitur të dalin në rrugë edhe janë të atillë që janë me të vërtetë të pakënaqur e me të drejtë por mjeti që kanë zgjedhur nuk është demokratik.”

“Kushdo që mendon se ky rebelim i dhunshëm është demokratik dhe në të mirë të Shqipërisë, ose është dikush që animoziteti apo mllefi ndaj Ramës ia ka errësuar gjykimin e arsyeshëm, ose është thjesht ndonjë budallë i radikalizmit të majtë.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë