Loading…

Latifi tregon se ku gaboi diplomacia kosovare me njohjet

  • 03/03/2020 | 12:46

Latifi tregon se ku gaboi diplomacia kosovare me njohjet

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar për zhvillimet e fundit sa i përket ç’njohjeve ndaj shtetit tonë, ku së fundmi është raportuar se Sierra Leone ka hequr njohjen e saj ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Latifi në reagimin e tij ka treguar për gabimet e diplomacisë kosovare, duke thënë se shteti ynë ka bërë një gabim të madh strategjik duke e orientuar politikën e njohjeve drejt shteteve të vogla.

Me anë të kësaj strategjie, sipas Latifit, është menduar se duke e rritur numrin e njohjeve, do të përmirësohet edhe statusi e shtetit tonë në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve.

“Nuk është dashur shumë mend për të kuptuar naivitetin e këtij mendimi, sepse dihet fare qartë se edhe nëse do të na njihnin të gjitha shtetet e vogla në Afrikë, Azi, e Amerikë Latine, gjendja jonë nuk do të ndryshonte për të mire”, ka shkruar tutje ai.

Filozofi Latifi është shprehur se barrierat tona qëndrojnë te fuqitë e mëdha si Rusia, Kina, India, Brazili dhe pesë shtetet e BE’së, të cilat po vazhdojnë me qëndrim të njëjtë për mosnjohje të Kosovës.

“Prandaj, është dashur qëmoti të hiqnim dorë nga vetmashtrimi me njohjet e vogla, të cilat, për më tepër, na janë kthyer bumerang nga interferimi diplomatik i Serbisë. Çnjohja nga Sierra Leone është më e fundit në këtë histori të gabimeve”, ka shkruar tutje Latifi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë