Loading…

Latifi tregon cili është vendi i fuqishëm i BE’së që e nxiti Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

  • 12/05/2022 | 21:21

Latifi tregon cili është vendi i fuqishëm i BE’së që e nxiti Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.


Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se më shumë kjo iniciativë është nxitë nga Gjermania, në mënyrë që të jetë si një lloj ndëshkimi për Serbinë.

Sipas tij, ky ndëshkim ka të bëjë me qëndrimin e Serbisë sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

“Për mendimin tim, kjo iniciativa për me apliku për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mendoj që  më shumë se iniciativë e jonja, më duket se është iniciativë e nxitur prej një shteti të fuqishëm perëndimor, me gjasë nga Gjermania, të cilët mbase janë duke e përdor këtë favor që po i jepet Kosovës, këtë situatë me dhënë leksion Serbisë.  Për mendimin tim është një lloj ndëshkimi që po i bëhet Serbisë”, tha Latifi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë