Loading…

Latifi thirrje krerëve të shtetit: Bojkotone Lajçakun, kurseni qytetarët nga gënjeshtrat e tij

  • 26/06/2022 | 23:22

Latifi thirrje krerëve të shtetit: Bojkotone Lajçakun, kurseni qytetarët nga gënjeshtrat e tij

Profesori universitarë Blerim Latifi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të bojkotohet takimi i krerëve të institucioneve të vendit, me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Metro.


Latifi shkroi se shefi i qeverisë dhe zyrtarët e lartë shtetërorë do të ishte mirë të mos e takojnë fare Lajçakun, ose këtë të fundit ta takojnë zyrtarë të rangut më të ulët shtetërorë.

“Nesër Lajçak sërish në Kosovë. Tri ditë vizitë. Gjënë më të mirë që do duhej ta bënin kryeministri dhe zyrtarët tjerë, është të mos e prisnin fare, ose maksimumi t’ia mundësonin takimin me ndonjë zëvendësministër”, shkroi ai.

E profesori Latifi dha një arsyetim interesant se përse duhet të bojkotohet takimi me të dërguarin e BE’së.

“Kështu do ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të tij dhe të klubit racist që quhet Bashkimi Europian”, thuhet në postimin e Latifit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë