Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas përleshjes në Kuvendin e Kosovës, derisa po diskutohej çështja e të pagjeturve, shkruan Gazeta Metro.
Latifi tha se kjo tregon se çështje e të pagjeturve nuk do të zgjidhet nga këta deputetë, dhe kjo klasë politike.
“Ja pse çështja e të pagjeturve nuk do të zgjidhet kurrë nga kjo klasë politike. Ja pse drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë kurrë nuk do të merret seriozisht nga të huajt”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Janë mbledhur në Kuvend për të debatuar për të pagjeturit dhe përfundojnë duke grushtuar njëri tjetrin. Ja pse çështja e të pagjeturve nuk do të zgjidhet kurrë nga kjo klasë politike. Ja pse drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë kurrë nuk do të merret seriozisht nga të huajt. Ja pse Serbia nuk duhet të shqetësohet nga kjo klasë politike. Ja pse qytetarët e këtij vendi presin kot ndonjë gjë të mirë nga kjo klasë politike./gazetametro.net