Profesori universitar Blerim Latifi komentoi zhvillimet politike në vend, duke theksuar se ndarja e pushtetit mbetet një nga parimet themelore të funksionimit demokratik, përcjell Gazeta Metro.
Gjatë paraqitjes në T7, ai u shpreh se politika ndërtohet mbi dy procese kryesore, fitimin e pushtetit dhe mënyrën se si ai shpërndahet më pas. Sipas Latifit, sfida aktuale qëndron te mungesa e gatishmërisë për ta ndarë pushtetin, pavarësisht se kjo është një kërkesë bazike në sistemet me pluralizëm politik.
“Politika i përmban dy procese bazike, marrjen e pushtetit dhe shpërndarjen e pushtetit. Problemi që këta nuk po dijnë me shpërndah pushtetin. Pushteti duhet me u nda, në shoqëri ku ka pluralizëm ky është parim bazik”, tha ai./gazetametro.net