Loading…

Latifi ironizon, mos u ngutni me e kritiku Turqinë sepse edhe Kosovën e ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore

  • 06/10/2020 | 12:00

Latifi ironizon, mos u ngutni me e kritiku Turqinë sepse edhe Kosovën e ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore

Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka ironizuar me lajmin që Turqia do të furnizoj me dornë luftarak Serbinë, duke thënë se edhe Kosovën e ka ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore, por se janë të ndërtuar ne gurë e beton, duke aluduar në xhami, shkruan Gazeta Metro.


Dje u dha lajmi nga mediat serbe se Turqia do të furnizoj shtetin e Serbisë me dronë luftarak “bajraktar”.

Ndërsa ka pasur reagime të ndryshme, e një nga me pikantët ka qenë ai i Blerim Latifit.

Latifi e ka thënë me ironi se mos të ngutem me kritika, sepse edhe neve Turqia na ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore, por se këto e keta e kanë një defekt se janë të ndërtume ne gurë e beton.

“Erdogani po e furnizojka Serbinë me dronë supermodernë luftarakë. Mos u ngutni me kritiku.Edhe neve na ka pajisur me sistem të mbrojtjes raketore.Këto raketa e kanë një defekt se janë të ndërtume ne gurë e beton, po me rëndësi që nuk na ka lanë anash në garën e re të armatimeve që po zhvillohet në rajon.😜”, është shprehur Latifi me shaka./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë