Ekipi spanjoll Las Palmas mund të jetë destinacioni i ri për sulmuesin e talentuar Rey Manaj, raporton Tuttomercatoëeb.com, ndërsa aventurën e shqiptarit te Pescara e konsideron tashmë të përfunduar.
Kartoni i futbollistit është në pronësi të Inter, klub që është i interesuar ta huazojë qëoftë edhe jashtë Italisë në mënyrë që Manaj të fitojë përvojë.
Përveç disa klubeve të Serie B edhe La Palmas që garon në La Ligën spanjolle. Për këtë skuadër luan edhe ish lojtari i AC Milan, Kevin Prince Boateng.