Loading…

Largohen nga shitja lodrat e fëmijëve të vlerësuara si të dëmshme nga MTI-ja

  • 23/08/2018 | 17:46

Largohen nga shitja lodrat e fëmijëve të vlerësuara si të dëmshme nga MTI-ja

Drejtori i Shërbimeve Publike z. Halil Halili lajmronë të gjithë qytetarët se tashmë janë inspektuar të gjitha subjektet afariste që ofrojnë lodra fëmijësh.


Ato janë vlerësuar të dëmshme, dhe këto llojë lodra janë larguar nga qarkullimi ku sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këto lodra kanë tejkaluar elementin kimik Bori i cili gjatë përdorimit nga fëmijët mund të shkaktoj dëmtim të përhershëm të sistemit të riprodhimit dhe se produkti në fjalë nuk i plotësonë kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me rregullore.

Sektori i inspektoratit zhvillon aktivitete të vazhdueshme duke u fokusuar në inspektime në fushën që e mbulon, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore të nxjerr nga Ministritë përkatëse dhe rregulloret e ndryshme të nivelit qendror apo lokal, duke kërkuar zbatimin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë