Loading…

Largimi vullnetar nga puna, Telekomi tregon se janë ekzekutuar pagesat për 302 ish-punëtorë

  • 01/07/2022 | 16:12

Largimi vullnetar nga puna, Telekomi tregon se janë ekzekutuar pagesat për 302 ish-punëtorë

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës “Pakot Vullnetare Dalëse” është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen.


Telekomi këtë vit ua ofroi mundësinë punëtorëve të vet “pako dalëse”. Në pakon 1 parashihej që kushdo që ishte paraparë të dilte në pension në katër vitet e ardhshme, të pensionohej para kohe dhe të përfitonte 60 për qind të pagës aktuale bruto në periudhën deri në pensionim, ndërsa pakoja e dytë ishte ofrimi i 24 pagave bruto për këdo që ndërpret kontratën vullnetarisht.

“Duke qenë se shumë prej jush, pas njoftimit tonë për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës ‘Pakot Vullnetare Dalëse’, keni shprehur shqetësimet e disa ish-të punësuarve apo opinionit lidhur me kompensimin financiar të tyre, ju njoftojmë se dje, me datë 30/06/2022 është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK sh.a. që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen tonë”, thuhet në njoftim.

“Në vazhdim, e gjeni tabelën me të dhënat për pagesën e ekzekutuar dje si dhe vlerat e përcaktuara të Tatimit dhe Kontributet pensionale që ditëve në vijim do të ju paguhen këtyre punëtorëve (gjithsesi para datës 15 të muajit Korrik’22)”, thuhet më tej një njoftimin e Telekomit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë