FC Barcelona ka fituar titullin kampion në La Liga pas triumfit në “El Clasico” ndaj Real Madrid CF me rezultatin 2-0, duke siguruar një tjetër sezon të suksesshëm në kampionatin spanjoll, transmeton Gazeta Metro.
Pas këtij suksesi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një statistikë që vë në fokus Lamine Yamal dhe krahasimin e tij me Cristiano Ronaldo për titujt e La Ligës.
Sipas të dhënave që po shpërndahen online, Yamal në moshën 18-vjeçare ka fituar 3 tituj të La Ligës brenda 4 sezoneve, ndërsa Cristiano Ronaldo gjatë 9 sezoneve në kampionatin spanjoll ka fituar 2 tituj kampioni.
Ky krahasim po e qet që Lamine Yamal si më i suksesshëm në periudhën e njëjtë të karrierës së tij të hershme në La Liga krahasuar me periudhën e Cristiano Ronaldos në Spanjë.
Ylli i Barcelonës në moshën 18-vjeçe ka 3 tituj të fituar, kurse Ronaldo në nëntë sezone vetëm dy tituj./gazetametro.net
