Loading…

Lamborghin modeli Plug-in Hibrid (Foto)

  • 30/12/2016 | 13:38

Lamborghin modeli Plug-in Hibrid (Foto)

Kreu i kompanisë Lamborghini për zhvillim dhe hulumtim, Maurizio Reggiani, ka konfirmuar se SUV-i Urus do të jetë modeli i tyre i parë në version plug-in hibrid.


Urus, po ashtu, do të jetë modeli i vetëm në ofertën e Lamborghinit me sistemin e tërheqjes hibride, transmeton Koha.net. Urus standard nën kapak posedon motorin benzinë 4.0-litër Twin-Turbo V8, ndërsa detajet lidhur me versionin e tij hibrid pritet të vijnë në të ardhmen.

lambo-9_1483051323-6442373

Sipas njoftimeve të tanishme, Urus serik pritet të shfaqet në fund të vitit të ardhshëm ndërsa shitja e tij pritet të fillojë në vitin 2018. Ai do të ndërtohet me platformën të cilën e përdorë Audi Q7 dhe Bentley Bentayga.

lambo-3_1483051327-4485002

Gjithashtu, Reggiani njofton se dizajni i Urusit në mënyrë të konsiderueshme ka evoluar në krahasim me konceptin paralajmërues, si dhe se prodhimi final është shumë më i mirë edhe në interier. Edhe kreu i Lamborghinit, Stefano Domenicali, më herët pati njoftuar se Urus nuk do të ketë motor dizel, si dhe se nuk do të kundërshtojnë idenë e një versioni tërësisht elektrik.
lambo-4_1483051327-1995122  lambo-5_1483051326-5601899  lambo-6_1483051325-8584790  lambo-7_1483051325-6924304  lambo-8_1483051326-1909488  lambo-9_1483051323-6442373

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë