Loading…

Nehat Mustafa largohet nga PDK në Ferizaj

  • 31/10/2018 | 18:13

Nehat Mustafa largohet nga PDK në Ferizaj

Nehat Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita që e kishte në Grupin e Këshilltarëve të PDK-së në Ferizaj, transmeton gazetametro.net.


Mustafa në njoftimin e tij tha se ai nuk dëshiron që të identifikohet me keqqeverisjen që po bëhet nga kryetari i kësaj komunë nga radhët e PDK-së, Agim Aliu.

Siç shkruan ai, arsyet e dorëheqjes sipas tij janë keqqeverisja komunale, punësimet me Kontratë mbi Vepër, punësimet familjare pa konkurse, uzurpimet e hapësirave publike etj.

Ai po ashtu ka njoftuar se veprimtarinë do ta vazhdojë si Këshilltar i Pavarur në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Kujtojmë që Mustafa më herët ishte zë7vendësministër në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe në atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Reagimi i plotë:

Nga sot veproj si Këshilltar i Pavarur në Kuvendin e Komunës së Ferizajt

Sot, në Seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt gjatë fjalës sime bëra publik vendim tim që tani e tutje nuk do të jem pjesë e Grupit të Këshilltarëve të PDK në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

De fakto, pjesë e këtij grupi nuk isha për më shumë se 8 muaj, duke shprehur kështu pakënaqësit e mija me menyrën e qeverisjes komunale. Kam pritur që do ketë reflektim nga strukturat e degës , por kjo nuk ndodhi.

Prandaj, duke mos dashur të identifikohem me keqqeverisjen komunale, sot njoftova Kryesuesen e KK të Ferizajt që edhe De jure nuk do jem më pjesë e GK të PDK në KK të Ferizajt.

Janë të shumta arsyet e marrjes së një vendimi të tillë, mbase për këto do flas ndonjë herë tjetër. Ndërsa , në fjalën time të sotme ( të cilën mund ta gjeni edhe në Tv Tema) si agument përmenda keqpërdorimet e vazhdueshme në punësime. Pra, ne si opozitë dikur kritikonim kepërdorimet e qeverisjes së Z.Sfarqa lidhur me punësimet e paligjëshme përmes Kontratave në Vepër. Dhe pa kaluar as një vit, janë qindra e qindra punësime po me Kontrata në Veper nga qeverisja e tanishme.

Ironike është bartja e fanelave nga zyrtarët komunal me moton që tregojnë se punësimi është një e drejtë…, dhe po këta harrojnë me vetëdije se punësimet pa konkurs në të njejtën kohë janë shkelje e së drejtës së atyre që duan të bëhen pjesë e konkurimit për punësim. Kjo është Hipokrizi të cilës duhet ti themi MJAFT!

E keqja më e madhe në tërë këtë proces është heshtja dhe përfshirja e shumë këshilltarëve komunal në këto procese.

Pra , shumë këshilltarë nga pozita heshtin për arsye se janë bërë pjesë e këtyre pazareve, qoftë me punësime të familjarëve me e pa konkurse, emërime në borde, shfrytëzim e uzurpim të hapësirave publike, favorizim biznesesh , apo edhe lejim ndërtimesh pa plotësuar kriteret.

Të dashur miq!

Ju falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme që keni treguar ndaj qëndrimeve të drejta e në interes të qytetarëve që kam mbajtur gjatë këtyre 10 muajve në në KK. Tani e tutje në Kuvendin e Komunës do veproj si i pavarur. Premtoj që do vazhdoj ti mbrojë interesat e qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre politike. Së shpejti do fillojmë me vizita në teren ku për së afêrmi do njihemi me problemet dhe hallet e qytetarëve.

Respekte,

Nehat Mustafa

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë