Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare të La Ligës është komunikuar se do të dërgohet ankesë në shtëpinë më të lartë të futbollit europian, UEFA për çështjen e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftimin e tyre thuhet se kjo marrëveshje e PSG’së me Mbappen kërcënon qëndrueshmërinë ekonomike të futbollit europian, duke vënë në rrezik qindra mijëra vende pune dhe integritetin sportiv.
Më tutje thuhet se La Liga do të dërgoj ankesë kundër PSG’së në UEFA, autoritetet administrative dhe tatimore në Francë dhe gjithashtu edhe para organeve kompetente të Bashkimit Europian.
Sipas tyre është skandaloze që një klub si PSG, i cili sezonin e kaluar kishte humbur më shumë se 220 milionë euro dhe ka deklaruar humbje prej 700 milionë euro sezonet e fundit mund të nënshkruaj marrëveshje me shuma të larta të futbollistëve.
Ende nuk është bërë zyrtare nënshkrimi i marrëveshjes së re të Kylian Mbappe dhe PSG’së, megjithatë ishte raportuar gjatë ditës së sotme se ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ku ka vënë disa kushte dhe i janë ofruar shuma të çmendura të parave për të qëndruar në Paris. /gazetametro.net
Nota informativa: Sobre el posible anuncio de Mbappé de permanecer en el PSG
📝 https://t.co/pwJCPC6klS#LaLigaSantander pic.twitter.com/4jukVQcuvS
— LaLiga (@LaLiga) May 21, 2022