Loading…

Lajmet e rreme janë në trend

  • 08/04/2017 | 11:35

Lajmet e rreme janë në trend

Kohëve të fundit lajmet e pa vërteta që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale janë përhapur aq shumë saqë me të drejtë po quhen ‘modë’.


“Lajmet e rreme, krejt papritur janë bërë të modës”, shkruan në një artikull në “The Wall Street Journal”.  Sipas tyre, këto gënjeshtra kanë më shumë se një dekadë që po përhapen, por sot për shkak të shkallës së lartë të ndryshimeve që duopoli digjital – Google dhe Facebook – kanë imponuar mbi lajmet dhe reklamat, “rrenat online” janë bërë më të dukshme.

Dy publikuesit më të fuqishëm të lajmeve në histori, së bashku, kanë krijuar një ekosistem, i cili është jofunksional dhe destruktiv nga pikëpamja sociale. Nuk ka asnjë dyshim, se të dy kompanitë mund të kishin bërë shumë më tepër, për të nënvizuar se ka një hierarki të përmbajtjes (content-it), por në vend të kësaj, ata shtuan fitimet dhe fuqinë, duke adoptuar një filozofi të “tokës së sheshtë”, e cila nuk bën dallim mes të rremes dhe reales, për një arsye të thjeshtë: fitojnë shumë para nga të dyja.

Siç raporton ” Times” e Londrës, kompanitë e reklamave dhe ata që bëjnë reklama, e kanë gjetur veten e tyre në faqe me reputacion të tmerrshëm – faqe interneti pornografike, faqe neofashiste, faqe islamike. Dhe situata është shumë më e rëndë se sa thjeshtë humbja e reputacionit.

Sepse nëse këto faqe po marrin një pjesë të parave, i bie që këta reklamues janë duke financuar këto aktivitete. Vlerësohet se një partner i YouTube mund të përfitojë deri në 55% të të ardhurave nga një video.

Në këtë epokë të realitetit të zmadhuar dhe realitetit virtual, me siguri që realiteti i vërtetë do të rikthehet fort një ditë. Origjinaliteti është një aset me vlerë gjithnjë e më të shtuar në epokën e artificiales – të kuptuarit e rënies dhe ngritjes së njerëzimit nuk do të bazohet tek rrenat online apo tek përmbajtja surrogate, por në depërtimet e vërteta të mendjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë