Loading…

Lajmërohet personi që kërcënoi me jetë Albin Kurtin, ka një arsyetim duke u lidhur me Ajnshtajnin

  • 11/04/2020 | 09:46

Lajmërohet personi që kërcënoi me jetë Albin Kurtin, ka një arsyetim duke u lidhur me Ajnshtajnin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook në mëngjesin e së premtes, ku janë premtuar 10 milionë euro për kokën e tij, shkruan Gazeta Metro.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Daniel Arianitti sot ka shkruar se ai nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij, por ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë:

Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?

Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka.//gazetametro.net

https://gazetametro.net/ky-eshte-personi-qe-kercenoi-me-jete-albin-kurtin-10-milione-euro-kush-ma-sjelle-koken-e-tij/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë