Loading…

Lajmërohet Lushtaku: UÇK’ja po sulmohet nga Serbia e Rusia

  • 26/05/2019 | 16:18

Lajmërohet Lushtaku: UÇK’ja po sulmohet nga Serbia e Rusia

Ish-udhëheqësi i UÇK’së, Sami Lushtaku, ka thënë se lufta e shqiptarëve të Kosovës po sulmohet prej shërbimeve serbe e ruse. Ka thënë se duhet të mbrohet lufta e UÇK’së, transmeton Gazeta Metro.

“UÇK po përballet prej njerëzve të UDB’së së Serbisë dhe Rusisë. Po trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Po atakohemi jo vetëm nga shërbimi serb por edhe nga Rusia”, ka thënë Lushtaku, në një fjalim që ka mbajtur me rastin e pllakës përkujtimore në Plluzhinë për Hasan Tahirin dhe Idriz Nurakun.

”Kjo e keqe nuk është rastësisht në Kosovë. Unë jam pak më i drejtpërdrejt. Sot është e rëndë t’i thuash se jam pjesëtar i UÇK’së”, ka shtuar Lushtaku.

Ai ka kërkuar të mbrohet lufta e UÇK’së pa të cilën s’kishte pasur liri sot.

“Ne duhet të mbrojmë forcërisht çdo pjesëtar të UCK. Duhet ta mbrojmë UCK dhe luftën tonë të drejtë. Pa këtë gjak të derdhur nuk kishte ndodhur kjo që po ndodh sot”, ka shtuar ai../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë