Loading…

Lajmërohet Ismet Beqiri: Kodra e Trimave nuk ia dha fitoren Kurtit me xhipat e tij

  • 20/11/2021 | 18:49

Lajmërohet Ismet Beqiri: Kodra e Trimave nuk ia dha fitoren Kurtit me xhipat e tij

Kryetari i LDK’së në degën e Kodrës së Trimave në Prishtinë, ka reaguar pasi sot edhe zyrtarisht Përparim Rama, kandidat nga kjo parti është shpallur kryetar i kryeqytetit, shkruan Gazeta Metro.


Beqiri, përmes një postimi në Facebook, falënderoi banorët e kësaj lagje për votat e tyre, derisa tha se shumica absolute gëzohet për këtë fitore, kurse disave u bëhet ‘’qejfi’’.

Tutje, ai e quajti impresionuese numrin e votave që Rama ka fituar në këtë raund të dytë zgjedhor, kundër kandidatit nga LVV.

‘’ Shumica absolute gëzohen për këtë, e disave u bëhet “qejfi”.

Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.

Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat’’, shkroi Beqiri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Anëtar dhe simpatizantë të LDK-së, Vranjevcali e Prishtinali.

Rezultati përfundimtar për Prishtinë,

LDK Kryetar z.Perparim Rama 41746 vota.

1613 vota më shumë se rivali i tij.

KODRA E TRIMAVE me 12 fshatrat e saj në këtë diferencë merr pjesë me: 1184 ose 73,4%.

Kjo është IMPRESIONUESE.

Kodra e Trimave, krenohem me ju, ju jeni zemra e LDK-së në kryeqytet.

Faleminderit 6386 herë, për besimin e dhënë dhe 1184 herë për votat e diferencës.

Faleminderit struktura të degës,

Faleminderit qytetarë të Kodrës së Trimave dhe 12 fshatrave të degës tonë.

Faleminderit Prishtinë.

Shumica absolute gëzohen për këtë, e disave u bëhet “qejfi”.

Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.

Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat.

Ecim tutje

I juaji

Ismet Beqiri

Kryetar i Degës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë