Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar sërish pas deklaratave të dhëna mbrëmë në lidhje me deputeten e VV’së, Saranda Bogujevci, shkruan Gazeta Metro.
Selmanaj ka thënë se deklarata e djeshme e tij në T7 për deputeten e VV’së, është keqinterpretuar dhe po përdoret disa për karrierë politike.
Ai e ka quajtur si akt të turpshëm personat që po përdorin për kauza politike tema të tilla, ndryshe ai tha se hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulëta politike nuk ka të ndalur.
“Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike. Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”. ka shkruar ai.//gazetametro.net