Loading…

Lajmërimi i Radojicic nga Veriu, Berisha: Policia e Kosovës e ka mandatin për ta arrestuar

  • 06/07/2022 | 18:29

Lajmërimi i Radojicic nga Veriu, Berisha: Policia e Kosovës e ka mandatin për ta arrestuar

I kërkuar nga Prokuroria kosovare për rastin ‘Brezovica’, Millan Radojicic  është lajmëruar përmes një video nga Veriu. Institucionet e drejtësisë kosovare ende nuk ka vepruar për ta arrestuar.


Lidhur me këtë ka folur për Gazetën Insajderin, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë, Bekë Berisha, i cili tha se Policia e Kosovës e ka mandatin për arrestimin e Radojicic.

Sipas Berishës, deklaratat luftënxitëse të Radojicic  në territorin e Kosovës duhet të dënohen.

“Radojqiq është person në kërkim me precedent penal. Policia e Kosovës e ka mandatin dhe monopolin e përdorimit të forcës për arrestimin e të gjithë kriminelëve në këtë rast edhe të personit në fjalë. Ne të gjithë territorin e Kosovës deklaratat luftënxitëse të Radojqiqit po ashtu janë të dënueshme. Presim arrestimin e të gjithë atyre që shkelin ligjin. Si komision jemi në mbikqyrje të zbatimit të Ligjit”, tha Beka,

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë