Regjisori i shumë prej videove të “Queen” deklaroi se grupi dhe menaxheri po shikojnë mundësinë e një filmi vazhdues të “Bohemian Rhapsody”, transmeton Gazeta Metro.
Rudi Dolezal deklaroi për “Page Six”: “Jam i sigurt se menaxheri Jim Beach po planifikon një vazhdim që starton me “Live Aid”. Filmi pasues po diskutohet fuqishëm në familjen “Queen””.
Beach gjithashtu është producenti i “Bohemian Rhapsody”, i cili arkëtoi rreth 870 milionë dollarë në rang botëror. Filmi biografik fitoi katër çmime “Oscar”.
Edhe kitaristi i “Queen”, Brian May shtoi dyshimet për një “sequel”, duke thënë se ka ende shumë histori për të treguar./gazetametro.net