Loading…

Lajm i mirë: Shërohet një infektuar nga koronavirusi, Dumnica e Llausha dalin nga karantina

  • 09/04/2020 | 14:23

Lajm i mirë: Shërohet një infektuar nga koronavirusi, Dumnica e Llausha dalin nga karantina

Është shëruar pacienti i dytë nga komuna e Podujevës që ishte prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë  të ditur nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari i cili ka thënë se pacientja është shëruar plotësisht, ndërsa po ashtu njoftoi se nga karantina kanë dalë fshati Dumnicë dhe Llaushë.

Ndryshe, këto dy fshatra kanë qenë në karantinë që nga 15 marsi, kur është konfirmuar personi i dytë me koronavirus.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim”, ka shkruar ai në Facebook.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë