Loading…

Lajm i mirë: Shërohen tre persona nga koronavirusi në Kamenicë

  • 18/04/2020 | 14:07

Lajm i mirë: Shërohen tre persona nga koronavirusi në Kamenicë

Tre persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në Komunën e Kamenicës, shkruan Gazeta Metro.


Instituti i Kombëtar i Shëndetit publik ka njoftuar se tre qytetarë të Komunës së Kamenicës janë shëruar plotësisht, njofton faqja zyrtare e komunës.

Tre personat janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativë.

Kryetari, Qëndon Kastrati ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se të gjithë duhet të vazhdojmë të kujdesemi për veten.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njejtit kanë rezultuar negative. Rrini në shtëpi e kujdesuni për veten, sepse ditë të mira na presin”, ka thënë Kastrati.

Numri i të infektuarve në Komunën e Kamenicës momentalisht është 22, ndërsa tre persona të shëruar.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë