Loading…

Lajm i mirë për Vushtrrinë: Qe dy ditë asnjë rast pozitiv me koronavirus

  • 19/04/2020 | 08:33

Lajm i mirë për Vushtrrinë: Qe dy ditë asnjë rast pozitiv me koronavirus

Në qytetin e Vushtrrisë përgjatë 48 orëve të fundit nga testimet e bëra asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Dje në këtë komunë janë kryer 10 teste, nga to 8 kanë rezultuar negativ, ndërkohë që dy të tjerët do të ri testohen sot.


“Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit. Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi  ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka deklaruar Sylejman Meholli, drejtor i shëndetësisë në Vushtrri.

E Vushtrria tashmë shënon 24 raste të konfirmuara zyrtarisht me Covid-19. Shumica nga to, janë nga fshati Smrekonicë i këtij qyteti. Fshat ky i cili tashmë gjendet në karantinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë