Loading…

Lajm i mirë për veteranët e UÇK’së, pensionet i marrin në fund të muajit

  • 05/09/2017 | 14:21

Lajm i mirë për veteranët e UÇK’së, pensionet i marrin në fund të muajit

Pensionet e rreth 10 mijë veteranëve të UÇK-së pritet të realizohen shumë shpejt.


Veteranët e luftës së UÇK-së pritet të marrin pensionin e tyre të plotë në fund të këtij muaji, kështu ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të UCK-së Hysni Gucati.

Ndër të tjera Gucati tha se përveç pagës së plotë pritet të ju dalin edhe 120 euro të tjera borxh që u kanë mbetur.

Këtë zotim Gucatit ja pati dhënë kryeministri në detyrë Isa Mustafa gjatë takimi që patën realizuar muajin e kaluar, shkruan Gazeta Monitor.

“Kemi biseduar  me Kryeministrin Isa Mustafën,  ku ai ka premtuar se problemi lidhur me çështjen e pagave  do të zgjidhet në fund të muajit, ku përveç pagës do të i qesin edhe 120 euro të tjera që na kanë mbetur borxh” ka thënë Gucati.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë