Loading…

Lajm i mirë për Malishevën: Rriqrat në ‘pushim’ këtë vit, ndahen 70 mijë euro për spërkatje

  • 02/04/2019 | 10:14

Lajm i mirë për Malishevën: Rriqrat në ‘pushim’ këtë vit, ndahen 70 mijë euro për spërkatje

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se qytetarët e kësaj komune këtë vit janë më pak të rrezikuar nga rriqrat pasi janë marrë masat e duhura, transmeton Gazeta Metro.


“Tani për tani jemi mirë në këtë drejtim edhe me angazhimin e nivelit komunal edhe atij shtetëror. Jemi në gatishmëri për ta luftuar këtë të keqe dhe gjithashtu janë minimizuar edhe rastet e pickimit. Tani ndihemi më mirë pasi që rriqrat janë edhe pa rrezikshmëri, njerëzit janë vetëdijësuar, ka pasur trajnime të nxënësve në të gjitha shkollat dhe thuajse ata janë në gjendje ta mbrojnë veten. Ne si komunë kemi ndarë 70 mijë euro për spërkatje dhe na ka ndihmuar edhe niveli qendror”.

Begaj në Sytë 7 të Klan Kosovës ka folur edhe për mundësinë e investimeve të bizneseve në komunën e Malishevës.

“Janë duke u krijuar kushte më të mira për Malishevën. Kanë filluar të lajmërohen edhe bizneset nga jashtë dhe parashihet ndarja e hapësirës për të gjithë ata. Ne synojmë që të kemi më shumë prodhime, ka të interesuar gjermanë dhe zviceranë për këtë. Ne presim nga Ministria e Tregtisë të investojë konkretisht në infrastrukturë”.

“Sa i përket arsimit, ne si komunë i kemi dhënë prioritet. Synim kemi ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve. Malisheva do të jetë e para që do të ketë mësim me një ndërrim. Për orët e humbura të nxënësve, konsideroj se është dëmtuar niveli i arsimit, por nuk është në përgjegjësi timen për të vendosur”.

“Si Malishevë kemi bërë mjaft për rastet sociale. Kemi në plan për një ndërtesë sociale, por deri më ka pasur mjaft shtëpi të ndërtuara edhe në bashkëpunim me “Jetimët e Ballkanit”.

“Me Ministrinë e Infrastrukturës kemi një projekt për sanimin e qytezës që është duke u punuar dhe mendoj që është projekti më i domosdoshëm për ne. Kur të bëhet unaza do të jetë një shpëtim. Ndërsa, projekti për lumin do ta shmangë rrezikun për përmbytje dhe në këtë drejtim jemi duke punuar bashkë me Ministrinë, besoj që vitin e ardhshëm do të përfundohet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë