Loading…

Lajm i mirë për kosovarët që kanë punuar në Zvicër

  • 16/11/2016 | 11:41

Lajm i mirë për kosovarët që kanë punuar në Zvicër

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se është hapur rruga për marrëveshjen me Zvicrën për çështjen e pensioneve .

Në këtë mënyrë do të arrihet marrëveshja që qytetarët e Kosovës që kanë punuar në shtetin e Zvicrës, por që kanë probleme me marrjen e pensioneve mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të marrin pension nga shteti zvicerian, tha Abrashi.

Abrashi këtë e ka konfirmuar edhe  përmes një statusi në Facebook, në të cilën ka thënë se  nga Zvicra kanë arritur lajme të mira për pensionistët kosovarë.

“Lajme të mira nga Zvicra. Qeveria Zvicerane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve”, ka shkruar ai.

Sipas tij kjo marrëveshje besohet të jetë rreth pensioneve të papaguara deri më tani nga shteti zviceran për pensionistët kosovarë, të cilët nuk jetojnë në Zvicër.

Ndryshe, në Zvicër jetojnë 112.000 shqiptarë nga Kosova që janë të prekur direkt ose indirekt nga fati i këtij ligji./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë