Loading…

Lajm i mirë: Nga e marta në Malishevë nisin të punojnë këto veprimtari

  • 20/04/2020 | 17:42

Lajm i mirë: Nga e marta në Malishevë nisin të punojnë këto veprimtari

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur një takim të zgjeruar të Shtabit Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, ku është shqyrtuar situata aktuale në Malishevë.


Sipas njoftimit, nga ky takim doli edhe propozimi për lejimin edhe të disa veprimtarive tjera të punojnë, pas vendimit të mëhershëm për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste.

“Pas shqyrtimit të situatës, me propozim të shtabit komunal dhe në pajtueshmëri edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike në KK të Malishevës, u mor vendim për plotësimin e urdhëresës 01/247, përmes së cilës lejohen të punojnë edhe disa veprimtari tjera afariste”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës, transmeton Telegrafi.

Në njoftim bëhet e ditur se veprimtaritë të cilat do të lejohen të punën nga dita e nesërme (e martë, 21.042020), janë këto: pikat e shitjes së derivateve dhe gazit, kompanitë që merren me grumbullimin e grurit dhe furnizimit me miell, ato të grumbullimit të qumështit, kompanitë bankare dhe përfaqësitë të cilat bëjnë transfere të parave, fabrikat e përpunimit të letrës, shërbimet e internetit dhe kabllovikut, depot që merren me furnizim të materiali ndërtimor, automekanikët, gomisterët dhe autolarjet.

“Veprimtaritë tjera vazhdojnë të mos lejohen të punojnë, deri në një vendim tjetër. Zbatimin e kësaj urdhërese obligohet ta bëj Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se masat për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste, janë marrë në kuadër të masave shtesë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës.

Sektori i bujqësisë, lejohet të punoj, sipas vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë