Loading…

Lajm i mirë: Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë

  • 02/12/2022 | 10:01

Lajm i mirë: Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë

Nga 0.50 euro deri në 0.60 euro sillet çmimi i bukës në Kosovës, varësisht nga furra ose qyteti.


Por ky çmim aktual i bukës mund të bie dita ditës pasi po paralajmërohet ulje e çmimit të miellit.

Kështu ka deklaruar për Front Online, kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.

Ai tha se kemi sasi të mjaftueshme të grurit.

Zejnullahu thotë se kjo sasi e miellit nuk dihet a është e bollshme për vitin e ardhshëm.

“Pritët me zbrite çmimet e miellit. Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu për Front Online.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati  në të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet.

Inflacioni në Kosovë për muajin tetor të 2022-s është 12.7 %.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë