Loading…

Lajm i mirë: Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh

  • 07/04/2021 | 15:54

Lajm i mirë: Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh

Studimi i ri i botuar në ”New England Journal of Medicine” tregon se vaksina antiCovid-19 me dy doza e Moderna-s vazhdon të prodhojë antitrupa edhe pas gjashtë muajsh.


Studimet vazhdojnë të hulumtojnë se për sa kohë zbulohen antitrupat tek njerëzit që kanë marrë vaksinën.

Nivelet e larta të antitrupave u zbuluan në të gjitha grupmoshat që morën pjesë në provën klinike, me të rinjtë që kishin nivele të larta krahasuar me të moshuarit.

Studiuesit synojnë të vazhdojnë monitorimin e personave në proces për të përcaktuar se kur humbasin antitrupat dhe për të parë se sa mbrojtje shtesë mund të zbatohet me një vaksinë përforcuese, raporton ATSh.

Vaksina e Pfizer u gjet se ishte afërisht 92% efektive pas gjashtë muajsh në një studim të veçantë.

Asnjë numër i saktë nuk është dhënë për vaksinën Moderna.

Të dy vaksinat janë treguar shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë