Loading…

Lajm i mirë: 4 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

  • 31/03/2020 | 19:58

Lajm i mirë: 4 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se janë shëruar katër pacientë nga koronavisuri në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Vitia ka njoftuar përmes Faceboku’ut se pas përsëritjes së dytë të testimit, katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Katër pacientë të shëruar.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.

T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë

Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim

Ju faleminderit për bashkëpunimin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë