Loading…

Vizat, s’janë në rend të ditës të BE’së në dhjetor

  • 20/11/2018 | 21:11

Vizat, s’janë në rend të ditës të BE’së në dhjetor

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë vendosur liberalizimin e vizave për Kosovën në rendin e ditës të takimit të muajit të ardhshëm të ministrave të tyre, thanë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.


Një burim diplomatik i një vendi anëtar të bllokut evropian në Bruksel tha për dtt-net.com se në projekt-rendin e ditës të takimit të 6 dhe 7 dhjetorit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk figuron.

“Diskutimet ende po mbahen në nivel teknik. Projekt-rendi aktual i ditës nuk e përfshinë liberalizimin e vizave”, ka thënë për dtt-net.com diplomati i cili kërkoi që të mos identifikohet për publikun.

Në korrik të këtij viti Komisioni Evropian (KE) iu pat propozuar vendeve anëtare të BE-së që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, meqë vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Në shtator këtë propozim të KE-së e përkrahu edhe Parlamenti Evropian (PE), por shumica e qeverive anëtare të bllokut evropian tash po frikohen se heqja e vizave për Kosovën dhe jehona mediatike që ky vendim do të kishte tek opinioni i tyre publik do të ishte i keq dhe do të ndikonte negativisht për partitë e tyre politike në prag të zgjedhjeve të PE-së, të cilat mbahen në maj.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, të cilit BE-ja nuk ia ka hequr vizat për udhëtim 3 muajsh në zonën Schengen.

Vizat iu janë hequr Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 ndërsa Shqipërisë dhe Bosnjës një vit më vonë./kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë