Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher i ka reaguar përmes një postimi në Twitter sulmuesit të Everton, Richarlison pasi që ky i fundit mbrëmë i kishte thënë: ”Carragher, laje gojën para se të flasësh për mua, unë dhe Evertoni nuk të respektojmë ty.”, transmeton Gazeta Metro.
Nëpërmjet një postimi në Twitter analisti i ndeshjeve të futbollit në Sky Sports, Jamie Carragher ka shkruar se i pëlqen ky reagim i Richarlison sepse nëse do të kishte Twitter kur ai do të ishte lojtar, do të ishte i sigurt se do të kishte thirrur shumë ekspertë.
I actually quite like this, if Twitter was about when I was a player I’m sure I would’ve called pundits out quite a lot!! https://t.co/skfIpPCQhQ
— Jamie Carragher (@Carra23) May 20, 2022
Kjo ‘luftë’ mes ish-mbrojtësit dhe sulmuesit ka filluar pasi që Carrargher në derbin e fundit ndërmjet Liverpool dhe Everton, e kishte kritikuar brazilianin se shtiret shumë shpesh se është i lënduar, duke thënë: ”Sinqerisht, të ngrihet, çdo javë e shikoj duke luajtur kështu. Le të ngrihet dhe të luan, ai është rrëzuar tre herë tashmë.”
Megjithatë, edhe pse kishin kaluar disa javë nga kjo përballje siç duket Richarlison kishte pritur momentin kur do të siguronte mbijetesën me Everton, gjë që e arriti dje kundër Crystal Palace pas fitores 3-2, për t’i reaguar 44-vjeçarit.
Ai në një postim në Twitter shkroi: ”Carragher, laje gojën para se të flasësh për mua, unë dhe Evertoni nuk të respektojmë ty.”
@Carra23 wash your mouth before you talk about me and everton and I don’t respect you 💩
— Richarlison Andrade (@richarlison97) May 20, 2022
Vlen të theksohet se Richarlison që nga transferimi i tij në Everton ka pasur shumë rivalitet edhe me lojtarët e ‘The Reds’, ku nuk kanë munguar shpesh herë edhe përplasjet e tij në fushë dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj futbollistëve të rivalit lokal. /gazetametro.net