Loading…

Lajcak takohet me shoqërinë civile në Prishtinë

  • 01/02/2022 | 21:58

Lajcak takohet me shoqërinë civile në Prishtinë

Emisari special i Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak me këtë rast ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në promovimin e pajtimit ndërmjet komuniteteve.

“I kënaqur që takohem me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Ata kanë një rol të rëndësishëm në komunikimin e përfitimeve të normalizimit për qytetarët, promovimin e pajtimit dhe ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Lajcak së bashku me emisarin amerikan për dialogun Gabriel Escobar ndodhen për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ata janë takuar me krerët e institucioneve të vendit, përfshirë partitë opozitare në Kuvend.

Në ditën e tretë të vizitës të dy emisarët do të mbajnë një konferencë online.

Vizita e tyre në vendin tonë është parë si një sinjal për përpjekjet e koordinuara SHBA-BE për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë