Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak është takuar me të dërguarin e posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Twitter, Lajcak ka njoftuar se sot në Bruksel është takuar me Sir Stuart Peach, ku ka thënë se ka pasur një diskutim gjithëpërfshirës me Emisarin Peach mbi dialogun dhe çështje rajonale,
“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar Lajcak.
Had a good and comprehensive discussion about the Dialogue and regional issues with UK envoy for the Western Balkans Sir Stuart Peach in Brussels today. pic.twitter.com/ixu8ywkat3
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2022
Në muajin dhjetor Britania e Madhe kishte caktuar si emisar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Atëbotë Ambasada e Britanisë së Madhe kishte njoftuar për disa nga prioritetet e Emisarit Special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Aty thuhej se ai do të angazhohet t’i përkrahë aleatët evropianë dhe amerikanë për stabilitetin rajonal përfshirë edhe përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi. /gazetametro.net