Loading…

Lajcak përfundon vizitën dy-ditore: Mesazhi i qartë, vazhdimi i dialogut

  • 02/06/2021 | 10:57

Lajcak përfundon vizitën dy-ditore: Mesazhi i qartë, vazhdimi i dialogut

Zyra e BE’së në Prishtinë, ka njoftuar se emisari Miroslav Lajcak, ka përfunduar vizitën dy-ditore në Prishtinë, dhe pritet që të udhëtojë në Beograd gjatë kësaj jave, shkruan Gazeta Metro.


Përfaqësuesi i posaçëm i BE’së, Miroslav Lajcak, zhvilloi takime me liderët kosovarë në lidhje me përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.

‘’ Sot, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përmbylli vizitën e tij 2-ditore në Kosovë.

Ambasadori Lajçak vizitoi Kosovën si pjesë e përgatitjeve të nevojshme për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë të planifikuar për në fund të këtij muaji.

Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla.

“Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen sa më të mirë të takimit të liderëve në Bruksel më vonë gjatë qershorit”, tha z. Lajçak.

Në Kosovë, Ambasadorit Lajçak iu bashkua Mattheë A. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. “Sot jam këtu me mikun tim të mirë Matt Palmer, gjë që është një shenjë e bashkëpunimit tonë të ngushtë transatlantik”, përfundoi Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së.

Z. Lajçak gjithashtu u takua me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe krerë të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.

Më vonë gjatë kësaj jave, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, do të vizitojë Beogradin për të vazhduar përgatitjet për takimin e nivelit të lartë.’’/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë