Loading…

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

  • 06/02/2023 | 15:29

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet, duke iu referuar çështjes së Asociacionit.


Ai, para gazetarëve, tregoi se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit, shkruan EO.

Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.

Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.

Kutjojmë se të enjtën e kaluar kryeministri Albin Kurti në Kuvend paraqiti 6 kushtet e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sot, Kurti, paradite kishte takim me ambasadoret e vendeve të QUINT, ku u tha se i ka njoftuar ata për kushtet e tij për këtë temë.

Ndërsa për drekë sot qëndroi edhe me emisarin europian Miroslav Lajçak, dhe po ashtu në këtë takim shkoi edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë