Gabriel Escobar, emisari i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor dhe emisari i BE’së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak pas Kosovës janë ndalur në Serbi për takime zyrtare, shkruan Gazeta Metro.
Lajcak njoftoi në rrjetin social Twitter se në Beograd po negociohet për një marrëveshje që Blinken ia kërkoi Kurtit.
“E mirëprita mundësinë e sotme për të biseduar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkovic, për çështjet të cilat po diskutohen në dialog, përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe çështjen e targave”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
I welcomed today’s opportunity to have a more detailed exchange with Serbian Chief Negotiator @PetkovicPetar on issues currently under discussion in the Dialogue, including energy, missing persons and license plates. pic.twitter.com/Hwm5SKradW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 3, 2022
Kujtojmë, që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i pari që përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kërkoi që të rregullohet çështja e rrymës në veri të vendit.
“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur…”, i kishte thënë Blinken Kurtit./gazetametro.net