Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku tha se Kosova dhe Serbia kanë bërë një pajtim për këtë çështje dhe kjo duhet të zbatohet. Derisa ai tha se në takimin e Kurtit me Vucic, do të diskutohet për Asociacionin, shkruan Gazeta Metro.
Lajçak i lavdëroi kryenegociatorët, ndërsa foli si zakonisht edhe për Asociacionin, i cili tha se është “zotim që e ka pranuar Kosova”.
“Është zotim të cilën e ka pranuar Kosova përmes Kuvendit. Ka një parim ndërkombëtar që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet. Brukseli nuk e kërkon është diçka që janë pajtuar palët në dialogu. Ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë ai kur u pyet për Asociacionin.
Ai tha se nuk ka propozime në tavolinë nga palët për këtë çështje, siç po kërkon Bashkimi Europian.
“Nuk ka propozim në tavolinë, por kemi pasë diskutime për këtë çështje me zotëri Bislimi dhe gjithashtu kryeministrin Kurti. Definitivisht do të përmendet në takimin e radhës të udhëheqësve, sepse gjithmonë ngrihet si temë nëpër këto takime”, tha Lajcak në një konferencë për media në Prishtinë.
Në një konferencë për media në Prishtinë, Lajcak tregoi për planin e BE’së që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic të takohen më shpesh.
“Dëshirojmë që ata të takohen, të pajtohen për ato gjërat që janë të rëndësishme për qytetarët, për Kosovën, për Serbinë. Tani ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta, më të rregullta”, tha emisari.
Lajcak foli edhe për planin e BE’së për dialogun e nivelit të lartë.
“Plani ynë është që të kemi takime më të shpeshta, më të rregullta”, përsëriti ai./gazetametro.net