Loading…

Lajcak në Londër, takohet me Peach: Flasin për dialogun Kosovë-Serbi

  • 30/03/2023 | 08:18

Lajcak në Londër, takohet me Peach: Flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajcak, emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Londër, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë kësaj vizite, ai është takuar me ministrin për Europën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me Lordin Peach.

Ata, siç njofton vetë Lajcak, gjatë takimit kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lordin Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Komonuellthit dhe të Zhvillimit”, tha Lajçaku në një postim në Twitter. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë