Loading…

Lajcak merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

  • 06/12/2023 | 14:33

Lajcak merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Metro.


“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajcaku në Twitter.

“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Lajcak ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë