Loading…

Lajcak gjen një arsyetim për t’i ikur mosnjohjes së Kosovës, tha se respekton vendimin e GJND’së për pavarësinë

  • 15/04/2020 | 20:57

Lajcak gjen një arsyetim për t’i ikur mosnjohjes së Kosovës, tha se respekton vendimin e GJND’së për pavarësinë

Ditën kur u emërua nga Bashkimi Europian si emisar për dialogun Kosovë-Serbi nxiti kritika dhe skepticizëm tek kosovarët. Jo më pak nga vet Presidenti kosovar Hashim Thaçi që nuk e kishte mirëpritur, por tani si duket diplomati sllovak ka gjetur një vegë për t’u kapur e tejkaluar këtë pyetje të pakëndshme, transmeton Gazeta Metro.


Miroslav Lajcak, i Përfaqësuesi i BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe për Dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë një figurë jo e mirëpritur në Kosovë për faktin se vjen nga shteti sllovak dhe në cilësinë e ministrit të jashtëm ai nuk e pranoi pavarësinë e Kosovës. Madje, edhe vetë ai në vitin 2009 kishte dalë kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.

Por, tash nga pozita që ka, sllovaku në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, thotë se kanë ndërruar hesapet që nga deklarimet e tij. Ishte vendimi i GJND’së

Ai tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është ai që e respekton, dhe se ai vendim ka ndryshuar situatën. Lajcak nuk shkoi më tej të shpjegoj se si situata nuk ka ndryshuar në qëndrimin sllovak dhe të pesë shteteve tjera anëtare për mos ta njohur ende me gjithë vendimin e GJND’së tash e gati 10 vite./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë