Loading…

Lajcak e Palmer nisin takimet në Beograd: Temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi

  • 03/06/2021 | 18:28

Lajcak e Palmer nisin takimet në Beograd: Temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari special i BE’së për diaogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka filluar takimet me politikanët serbë pas vizitës dy ditore që kishin në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e bëri të ditur Lajcak, përmes një postimi në Twitter ku shkroi se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Selakovic, ku temë kryesore kishin dialogun.

“Fillova vizitën time në Beograd duke u takuar me Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për herë të parë”.

“Ne patëm diskutime të dobishme dhe konstruktiv në lidhje me dialogun dhe rëndësinë e tij për të ardhmen e Serbisë në BE”, ka shkruar Lajçak.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë