Loading…

Lajcak e Dacic flasin për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë, ‘do të mundohemi’ tha kryediplomati serb

  • 05/12/2022 | 19:52

Lajcak e Dacic flasin për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë, ‘do të mundohemi’ tha kryediplomati serb

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka pritur sot të Dërguarin e Posaçëm të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ku kanë diskutuar çështjen e Kosovës dhe bashkërendimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë të Serbisë dhe Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Në komunikatën zyrtare të ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, thuhet se ministri serb Dacic ka thënë se Serbia “është partner konstruktiv, i përkushtuar dhe i parashikueshëm” në dialogun e Brukselit me Kosovën.

Emisari Lajcak ka theksuar se synimi i dialogut është që të dyja palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme, dhe ka kujtuar që bisedimet do të përfshijnë tre nivele: normalizimin e marrëdhënieve, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe zgjidhjen e çështjeve të tanishme sipas komunikatës së ministrisë serbe.

Dacic siç theksohet është zotuar se Serbia do të vazhdojë të punojë në bashkërendimin me politikat e vizave të BE’së ndaj “vendeve të treta” dhe ka paralajmëruar “vendime të përgjegjshme” sipas komunikatës. Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të jenë partner bashkëpunues dhe solidar në veprimtarinë me imigrantët ilegal.

Një gjë tjetër sipas komunikatës shtohet se është diskutuar mes Lajcak dhe Dacic, temë e nxehtë në Serbi, bashkërendimi i politikës së jashtme, të brendshme dhe të sigurisë nga Serbia me atë të BE’së. Sipas komunikatës, Dacic qenka zotuar se “do të vazhdojmë me përkushtim punë në procesin e reformave dhe do të përpiqen të rrisin përqindjen e përputhjes me politikën e sigurisë, atë të jashtme dhe të brendshme të BE’së”.

Ministri rishtas i rikthyer në ekzekutivin serb, Ivica Dacic, s’kishte harxhuar kohë dhe që në paraqitjet e para kishte bërë të qartë se Serbia nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga miqësia me Rusinë pasi janë të vetmit që po i mbështesin rreth Kosovës sipas tij. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës e kishte përshkruar Rusinë si e vetmja e që po i mban dorën Serbisë kur kjo po bie nga gremina, nga ku e kishte shtyrë Perëndimi.

Dacic në dalje tjera publike kishte refuzuar edhe planin franko-gjerman dhe përmbajtjen që ishte përfolur në media si i papranueshëm që në themel për Serbinë, pasi bazohet në pranimin e pavarësisë së Kosovës sipas tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë