Loading…

Lajcak: Bashkimi Evropian e ka lënë anash Ballkanin Perëndimor

  • 25/04/2017 | 10:48

Lajcak: Bashkimi Evropian e ka lënë anash Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë sllovake konsideron se zgjidhja nuk është më Ballkani në BE, por BE në Ballkan dhe puna më aktive në disa shtete, regjione.


Ministri i jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak ka vlerësuar se së pari BE e bindi Ballkanin Perëndimor në rolin e tij të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e problemeve, e më pas ai u lë që të gjendet vet, përcjellë gazetametro.net.

Ai, në tekstin e vet autorial dhënë gazetës sllovake “Pravda”, ka vlerësuar se në këtë mënyrë BE , për shkak të krizave tjera “vullnetarisht e zbrazi rajonin i cili për BE është mjedis natyral”.

Siç ka thënë ai, me paralajmërime dhe ushtrime retorike nga Beogradi, Tirana, Prishtina apo Brukseli ashpërsimi i marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor nuk po zgjidhet, por vetëm po prolongohet.

Lajcak konsideron se, edhe pse Beogradi, Tirana dhe Prishtina sot janë ekonomikisht dhe politikisht më larg se që kanë qenë në vitin 2003, kur samiti i BE në Selanik i dha rajonit të Ballkanit një perspektivë të qartë evropiane, edhe më tutje po arrin të mbijetojë “nacionalizmi thellë i rrënjosur dhe ndjenja e njëjtë e thellë e padrejtësisë historike në kokat dhe zemrat ballkanike”.

“Thirrja në shtete të pastra etnike, në bashkime të popujve nën flamuj me shqiponja dykrerëshe, qofshin ato të bardha apo të zeza, kohë pas kohe po përsëriten, ashtu si edhe thirrjet që BE të pranojë më vendosmërisht rolin e arbitrit.

Më e reja, me paradigmën e kundërt, “Nëse nuk na pranojnë në Bashkim, do të bashkohemi vet përgjatë izohipsave etnike”, që do të thoshte, për shkak të popullsisë së përzier në Ballkan, hapja e imponuar e çështjes së kufijve në mes të, praktikisht, të gjitha shteteve të regjionit.”, ka shkruar Lajcak.

Sipas fjalëve të tij, nga situata në të cilën shtetet e Ballkanit Perëndimor pretendojnë se i besojnë perspektivës së premtuar evropiane, ndërsa BE pretendon se beson në seriozitetin e përpjekjeve të këtyre shteteve për t’i përmbushur detyrimet e caktuara për procesin e hyrjes, përnjëherë vihet në gjendje e cila nuk mund të quhet ndryshe, porse, shantazh”.

“Ne, si BE, pak në mënyrë naive kemi lejuar që të na shtyjnë në pozitën në të cilën kërkohet nga ne që t’iu japim kartelet e klubit, por jo në bazë të plotësimit të kushteve meritore kualifikuese, por në bazë të kërcënimeve. Ngjashëm është kur një nxënës i klasës së shtatë, i guximshëm dhe i fortë, gjithqysh insiston të hyjë në ekipin e futbollit të shkollës, përndryshe do t’ia vë zjarrin shkollës”, ka thënë Lajcak.

Shefi i diplomacisë sllovake konsideron se zgjidhja nuk është më Ballkani në BE, por BE’ja në Ballkan dhe puna më aktive në disa shtete, rajone.

“Ndoshta është koha e fundit që në fushën e institucioneve evropiane të bëjmë një organ të posaçëm i cili do të merret me këtë. Nëse mundet FMN të ketë misionin i cili rregullisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në teren të vlerësoj përmbushjen e kritereve për dhënie të huave, ndoshta ishte dashur që edhe ne të mendojmë se a kemi forcë, sepse në interesin tonë është, nga aspekti i ngjarjeve të fundit, të krijojmë misionin e BE’së i cili do të punonte në disa shtete, jo në mënyrë periodike apo në bazën ad hoc, por në vazhdimësi”, ka thënë Lajcak. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë