Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, ka deklaruar se në të ardhmen ka ambicie që të bëhet kryeministër ose president i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri ka thënë se për këto dy pozita fillimisht është i ri në moshë, por në të ardhmen ka pretendime të qarta se do të bëhet njëri nga këta.
Ai këto i ka thënë në emisionin n’Kosovë Show, derisa ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan Gazeta Metro.
Kujtojmë se Labi pati premtuar se ai dhe familja e tij nuk do ta shkelin më Evropën deri në momentin që Kosova do ta fitojë liberalizimin e vizave.
Po ashtu Labi u bë i njohur edhe me emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa./gazetametro.net