Loading…

Labinot Tahiri shpallë kandidaturën për të parin e Ferizajt

  • 23/01/2017 | 23:30

Labinot Tahiri shpallë kandidaturën për të parin e Ferizajt

Pasi ka folur gjerë e gjatë për çështje të ndryshme të politikës sikurse demarkacioni me Malin e Zi, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimin e vizave bashkë me integrimet evropiane, këngëtari i turbo-folkit Labinot Tahiri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt.


Këngëtari i cili vendosi të bëhej politikan pas një karriere të suksesshme si këngëtar i muzikës turbo-folk hyri në politikë pas një fushate të gjatë me veprimtari humanitare duke ndihmuar familjet e varfra.

Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi me emrin skenik, tha në emisionin “Kontakt” në “Tribuna” se meqenëse është anëtarësuar në partinë Aleanca për Kosovën e Re të drejtuar nga Behxhet Pacolli, ka vendosur që zyrtarisht të kandidoj për kryetar të Ferizajt.

“Kam vendosur që të kandidoj si kryetar i Ferizajt me AKR-në dhe kam besim të plotë që do ta fitojë garën”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është e rëndësishme që Ferizaj të ketë një kryetar që e meriton dhe që punon për njerëzit e qytetit, duke ua bërë atyre jetën më të mirë.

Tahiri njihet si kritikues i madh i qeverisjes lokale në Ferizaj e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë