Loading…

Labi kërcënon kryeministrin Haradinaj, tani ka një kusht tjetër

  • 13/11/2018 | 10:49

Labi kërcënon kryeministrin Haradinaj, tani ka një kusht tjetër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR ka dalë me një kusht të ri për qeverinë, pak javë pasi kushtëzoi mbështetjen ndaj ekzekutivit me emërimin e një ministri nga qyteti i tij i lindjes, Ferizaj.

Ai publikoi një deklaratë të xhiruar në Facebook me të cilën i bën thirrje qeverisë që në buxhetin për vitin 2019 ta përfshijë edhe ndërtimin e rrugës në fshatin Tërrn, nëse qeveria dëshiron votën e tij për këtë buxhet.

Tahiri ka thënë se këtë premtim e kishte bërë së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Tahiri së bashku me banorët e fshatit Tërrn kishte bllokuar për gjysmë orë rrugën Prishtinë- Ferizaj në shtator të këtij viti.

Publikimi i plotë i Tahirit:

“Mirëmengjesi të dashur banorë dëgjojeni me vëmendje cështjen për rrugën e Terrenit dhe une ju kam premtu me Pal Lekajn, por si duket vazhdon humori me ne dhe tani unë ju pergjigjem kërkeses suaj që të dalim në rrugë sepse nuk po ka zgjidhje tjetër. Votën time si deputet, nuk do e jap për kalimin e Buxhetit, due projekteve të Ferizajt, sepse këtu është ka prish punë dikush dhe mallku qofshin kushdo që është.

Kjo është mëkat cfarë keni bërë me ato fshatra. Këtë e bëj për shkak të banorëve.

Shperndajeni dhe ju bej thirrje i madh e i vogël të pëgatitemi për protesten e radhes dhe unë me nuk marrë pjesë në Seanca pa u kry kjo rrugë. Zoti ju bekoftë banorë se keni shumë të drejtë dhe shumë kanë lujt me ndjenjat e juaja.

Ma bani hallall nese nuk shtrohet, por një dite do të jap ndonjë pjesë të madhe për ato fshatra që të paktën me participua mbase kam premtua.

“Me rrena nuk shkon jeta në Kosovë më”, ka shkruar Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë