Loading…

Labi i shkruan Kurtit: ‘Më bëj ministër të Shëndetësisë, duhet të keni afër njerëz si unë’

  • 21/10/2021 | 17:16

Labi i shkruan Kurtit: ‘Më bëj ministër të Shëndetësisë, duhet të keni afër njerëz si unë’

Këngëtari dhe ish-deputeti i Kosovës Labinot Tahiri, i ka shkruar një letër të gjatë kryeministrit Albin Kurti, ku i ka kërkuar që ta bëj ministër të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Tahiri në këtë shkrim të gjatë, po kërkon që të bëhet ministër i Shëndetësisë, pas largimit të Arben Vitisë nga ky post.

Labi thotë se do të punonte pa rrogë, vetëm e vetëm që të realizojë atë që sipas tij e duan qytetarët.

Ai shkruan tutje se, deri tani ka pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!”, shkruan në letrën e tij, Labinot Tahiri.

Postimi i plotë:

Të fala Kryeministrit Albin Kurti,

Si ministër i shëndetësisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë, besimin në shëndetësi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!

I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!

Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!

Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.

I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!

I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.

Ju e dini shumë mirë që sot, qytetarët nuk e kanë besimin në shëndetësi, e në anën tjetër paratë i dërgojmë në Turqi, Itali e Maqedoni.

Pra, ne jemi vetëm në humbje, madje çdo ditë e më shumë, dhe krejt në fund, askush nga semundjet e rënda nuk gjen shërim!

Me mua, nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist nga Kosova e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit pra në ministri e as në institucionin e popullit pra në spitale.

Populli është lodhur shumë me fjalë e zgjedhje çdo dy tri vjet, sot kërkohet më shumë punë e më pak fjalë.

Kushdo që e konsideron këtë kërkesë nga ana ime, si një hiç asgjë, le t’a din mirë që edhe ata, kudo qofshin në parti politike e kudo jetofshin në Kosovë, do t’a kenë nevojën për një trajtim dinjioz nga ana ime, pavarësisht faktit se bëhëm apo nuk bëhem udhëheqës i këtij institucioni sot!

Në vendin tonë e për popullin tonë, do të sillja donacione nga e gjithë bota, sepse puna duhet të kryhet edhe me këmbë e me trup, dhe jo vetëm me kravata e me maska kinse jemi zyrtarë nëpër zyre…

Fundja, qytetari na ka bërë të jemi këta që jemi sot dhe ne duhet t’i bëjmë ata që të besojnë në vendin tonë, institucionet e udhëheqësit, pra duhet t’a konsiderojmë obligim moral punën që duhet ta bëjmë për ta duke e ditur që jemi vetëm shërbëtorë.

Le t’a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t’a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!

pra, nuk më duhen paratë e shtetit aty në ministri, por dua që kapacitetet e mia t’ia fali shtetit e kombit.

Me shumë dashuri për Tokën Nanë,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë