Loading…

LAA do ta çonte Thaçin në Kushtetuese, nëse ai nuk përmbush obligimin e tij

  • 06/07/2017 | 20:37

LAA do ta çonte Thaçin në Kushtetuese, nëse ai nuk përmbush obligimin e tij

Koalicioni LAA do ta çojë presidentin e vendit, Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se ai nuk i jep mandatin grupimit të dytë, nëse dështon grupimi i parë, shkruan gazetametro.net.


Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër i këtij blloku, Avdullah Hoti.

‘Nëse presidenti i vendit dështon të përmbush këtë obligim kushtetues, normalisht ka rrugë ligjore dhe kushtetuese që koalicioni jonë, por besoj edhe partitë e tjera politike të përfaqësuara në kuvend do të përdorin rrugë kushtetuese.’, ka thënë Hoti.

I pyetur drejtpërdrejtë se a do ta dërgojnë në gjykatë kushtetuese Thaçin nëse nuk i jep mandatin grupimit të dytë ai tha se ‘është hipotetike tash, por nuk besoj së do vie puna deri aty’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë